Please enter at least 3 characters.

Buxheti i MKRS-së do të jetë mbi 57 milionë euro në vitin 2023

2022/10/Screenshot_6-56.png

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku duke komentuar miratimin e buxhetit për vitin 2023 nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë euro dhe kjo është rritje substanciale krahasuar me 2022.

Çeku duke përmendur punët e Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë kësaj jave, ka shkruar në Facebook se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë.

Ministri po ashtu theksoi se kanë shpallur konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):"Po përmbyllim edhe një javë tejet dinamike të punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Gjatë kësaj jave:Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e BavarisëShpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe BaletitShpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininëDorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut)Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të KosovësOrganizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit BashkëkohorShpallëm për konsultime publike projektligjin për kinematografinëOrganizuam vizitën disa ditore të profesionistëve nga institucionet e kulturës dhe trashëgimisë nga FrancaPërfunduan ndërhyrjet restauruese në shtëpinë tradicionale të familjes Bardhi në Qendrën Historike të PrizrenitNënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arkivave me IzraelinNënshkruam kontratën me operatorin ekonomik për restaurimin e ndërtesës së Qendrës Hebraike në PrizrenBotuesit e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë morën pjesë në Panairin e Librit të FrankfurtBashkë përmbyllëm Manifestën, ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të artit të organizuar ndonjëherë në Kosovë, e cila pati rreth 800 mijë vizita në 25 lokacioneShpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë europianePritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisitShpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botësQeveria e Kosovës miratoi buxhetin për 2023, buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë Euro, rritje substanciale krahasuar me 2022"./Telegrafi/