Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri sjell një këngë në versionin akustik, mahnit me klipin në natyrë

2021/02/Photo-shared-by-BUTRINT-IMERI-on-e1614002555730.jpg

Ai është ndër artistët më të njohur në estradën shqiptare, teksa përçon edhe energji pozitive.

Fjala është Butrint Imerin, i cili në rrjete sociale ndan informacione të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit, ai ka sjell një surprizë për 882 mijë fansat e tij, të cilët u mahnitën nga krijimtaria e tij.

Ndryshe nga herëve të tjera, Butrinti ka realizuar një këngë në versionin akustik, me një klip në natyrë.

Artisti nuk bëri të ditur titullin e këngës, përpos që shkruajti komplet tekstin në përshkrimin e videos.

“Phantom” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që deri më tani ka grumbulluar 16 milionë klikime. /Telegrafi/