Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri publikon këngën e re "Dujem"

2021/06/But.png

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar këngën e re të titulluar “Dujem”.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa artisti është përkujdesur për një klip të veçantë e paraqitje atraktive skenike.

Teksti është shkruar nga vet Imeri, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa nga SBS Entertainment.

Butrint Imeri (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të popullarizuar, “Entermedia”.

Këngën tashmë e gjeni të plotë në platformën YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga fansat e publiku.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të menjëhershme dhe tejet pozitive sa i përket këtij projekti. /Telegrafi/