Please enter at least 3 characters.

Bushati ngushëllon familjet e viktimave në sulmin terrorist në Turqi

2016/08/346.jpg
6:"Edlira

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë, duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Një tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në një dasmë në Turqi. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave”, shkruan ministri Bushati në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmë ndaj një dasme në lagjen Beybahçe të komunës Şahinbey në Gaziantep të Turqisë, kanë humbur jetën 30 persona dhe janë plagosur 94 të tjerë.