Burri rrotullon telefonin 320 herë në një minutë, shënon rekord të ri botëror
27/07/2024
Chen Xiaoqing ka thyer rekordin për më shumë rrotullime të një telefoni me një gisht në një minutë.
Banori i Fuzhou, Fujian, Kinë, ka rrotulluar telefonin 320 herë.
Telefoni ra disa herë, por Chen Xiaoqing qëndroi i qetë.
Videoja e rekordit të tij është publikuar në rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. /Telegrafi/


