Please enter at least 3 characters.

BURRI NUK QAN

Poezi nga: José CraveirinhaPërktheu: Maksim Rakipaj

E besoja atë thënien
se burri s’qan kurrë.

Mendoja se isha burrë.

Qysh në fëmini,
filmat me aventura
më bënin të ndjehesha larg frikës
me kalamallëqet e heroit të hekurt.

Por tani dridhem.
Dhe tani qaj.

Si dridhet një burrë.
Si qan burri!