Burri nga Merilend doli për të blerë pica, mori edhe një biletë lotarie – më vonë e kuptoi se ka fituar 77,777 dollarë
Një burrë nga Merilend doli të merrte pica për familjen e tij dhe u kthye në shtëpi me një biletë gërvishtëse lotarie me vlerë 77,777 dollarë.
Burri nga Cumberland u tha zyrtarëve të lotarisë së Merilendit se po merrte pica për familjen e tij disa javë më parë, kur vendosi të bënte një ndalesë të shpejtë në dyqanin Sheetz në Virginia Avenue në Cumberland për të blerë disa bileta lotarie.
Ai bleu një lojë shumëzuese Triple Red 7s prej 10 dollarësh dhe e gërvishti atë në dyqan, duke zbuluar një çmim kryesor prej 77,777 dollarësh.
"Pashë që kisha simbolin '7' dhe mendova se ishte thjesht një fitues i rregullt. Por pastaj pashë çmimin dhe nuk mund ta besoja", tha ai.
Lojtari skanoi biletën për ta kontrolluar dy herë, transmeton Telegrafi.
"Kur pashë atë mesazh ‘shko te lotaria', e dija që ishte me të vërtetë një fitues i madh", tha ai.
Fituesi u kthye në shtëpi me picën dhe biletën fituese.
"Ai hyri nga dera me picën dhe me kuponin gërvishtës dhe tha: 'Merrni me mend se çfarë fitova’. Më është dashur ta shikoj disa herë për t'u siguruar", tha vajza e burrit.
Burri tha se do t'i përdorë paratë e çmimit për të paguar faturat. /Telegrafi/


