Please enter at least 3 characters.

Burri në Kinë i shpëton vdekjes pas përplasjes dramatike me kamionin që për pak ra mbi të - atij i bëhet copë motoçikleta

2021/11/Kamioni.png

Ky është momenti kur një motoçiklist i shpëton vdekjes për një fije floku pasi u godit nga një kamion që ishte i ngarkuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, personi i cili u identifikua me emrin Zheng, mund të shihet derisa i bëhet copë motoçikleta e tij, pas përplasjes me kamionin.

Në disa momente, mund të shihet se si i njëjti kamion u përmbys dhe po binte gati përmbi motoçiklistin kinez.

Pas disa çasteve, kamioni si duket godet një makinë të zezë e cila po priste në semaforë, dhe e shtynë automjetin disa metra larg. /Telegrafi/