Please enter at least 3 characters.

Burdisso zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Kam pasur një konfrontim fizik me Messin në zhveshtore

2018/07/Nicolas-Burdisso.jpg
301:"JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - JUNE 27: Nicolas Burdisso of Argentina gestures to his team mates during the 2010 FIFA World Cup South Africa Round of Sixteen match between Argentina and Mexico at Soccer City Stadium on June 27, 2010 in Johannesburg, South Africa. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi argjentinas, Nicolas Burdisso, ka zbuluar një prapaskenë me Lionel Messin nga e kaluara.

Karriera me përfaqësuesen për 37-vjeçarin ishte afër një fundi të papritur gjatë vitit 2011 të Kupës së Amerikës.

"Kam pasur një konfrontim fizik në zhveshtore", ka thënë Burdisso për Telefe.

(Foto: Getty Images)

"Nuk besoj se jam i vetmi që i kam bërtitur atij, por këto gjëra ndodhin në zhveshtore. Padyshim, në atë kohë kaluam vijën".

"Ne paraprakisht kishim një zënkë verbale në fushë pasi ai kërkoi dhe unë tentova t'ia pasoja, por në fund nuk arrita. Ai u bë nervoz për ndeshjen, unë isha nervoz për situatën".

"Ne ecëm për në dhomën e zhveshjes dhe a pash që ai po vinte, e prita. U deshtë që ta na ndanin fizikisht".

"Këto gjëra ndodhin në futboll. Lionel ka një personalitet të fortë, ashtu edhe unë. Në fund çdo gjë përfundoi mirë", ka shtuar Burdisso.

Mbrojtësi në të kaluarën ishte pjesë e Interit, Romës, Genoas dhe Torinos, por aktualisht është lojtar i lirë. /Telegrafi/