Please enter at least 3 characters.

Buraku & Grupi Fama sjellin këngën e re

2020/07/maxresdefault-8-e1594300447939.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Burak Vehapi, së bashku me grupin e tij, Fama, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“S’ka dasëm” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, kurse për orkestrimin janë përkujdesur Valdrini dhe Doan.

Burak Vehapi (Foto: YouTube)

Ndërkohë, videon atraktive ia ka besuar produksionit “MProduction”.

Projekti i Burakut është sjellë pikërisht në momentin kur në Kosovë janë ndaluar dasmat për shkak të coronavirusit.

Sidoqoftë, kënga tashmë gjendet e publikuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/