Please enter at least 3 characters.

Bunjaku 1 mijë euro, De Biasi 33 mijë euro

2016/01/bunjaku-1-mij-euml-euro-de-biasi-33-mij-euml-euro_hd.jpg

Federata e Futbollit të Kosovës thekson që buxheti financiar është i limituar.

“Albert Bunjaku e ka rrogën mujore 1000 euro. E sa i përket ndihmësve të tij, ata nuk paguhen. Fatkeqësisht Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka mjete financiare mjaftueshëm sa për t’i paguar të gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësuese”, deklaroi për gazetën Arena zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha.

Paga e Bunjakut në krahasim me disa prej përzgjedhësve të kombëtareve të rajonit, është vërtetë qesharake. Mjafton të shohim Kombëtaren e Shqipërisë, përzgjedhësi i së cilës, Gianni De Biasi, merr 33 mijë euro në muaj apo rreth 400 mijë në vit.

Rroga e përzgjedhësit të Serbisë, Dirk Advocaat, kap shifrën milionëshe, derisa Niko Kovaqi i Kroacisë merr afër 300 mijë euro në vit. /Telegrafi/