Please enter at least 3 characters.

Bujare Abazi është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit

2021/11/257515583_3828431177260349_2403839607206384091_n.jpg

Bujare Abazi, këshilltare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit.

Lajmin për "TV21" e ka konfirmuar vetë Abazi, e cila gjithashtu është edhe nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Është nder dhe privilegj për mua. E lindur dhe e rritur në Shkup, të bëhem pjesë e ekipit që do të bëjë më të mirën për Shkupin. Të punojmë ndershëm, me përgjegjësi, përkushtim për një Shkup modern e me perspektivë për të gjithë qytetarët”, tha Abazi