Please enter at least 3 characters.

Buffon: Më pak stres në Francë

2018/08/Buffon-e1535464305893.jpg
265:"SINGAPORE - JULY 28: Gianluigi Buffon #30 of Paris Saint Germain walks during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
21:"Getty Images for ICC

Gianluigi Buffonit duket se po i pëlqen jeta në Paris pas kalimit te Paris Saint Germaini pas 17 vjetëve të kaluara te Juventusi.

Italiani thotë se aktualisht ai ka më pak stres dhe se po kalon bukur me skuadrën e re.

“Nëse jam i lumtur dhe entuziast si tani, i detyrohem bashkëlojtarëve të ri dhe atmosferës në zhveshtore”, ka thënë Buffon për France Football.

(Foto: Getty Images)

“Ka shumë humor të mirë. Këtu ka më pak stres se në Itali, është diçka e re për mua”.

“Në Itali në disa raste e teprojmë për disa gjëra, jemi shumë të dhënë pas futbollit”.

“Qasja e një ndeshje, apo stërvitje, këtu nuk është e njëjtë. Është më e qetë, më relaksuse, më e lumtur”.

“Edhe kur luanin ndaj ekipeve më të dobëta, përgatitjet për ndeshje mund të ishin të lodhshme ndonjëherë.  Eshtë paksa stresuse”, ka shtuar Buffon. /Telegrafi/