Buffon krenar që do ta arrijë rekordin e Zoff
14/11/2011
Buffon ka debutuar për Italinë në vitin 1997 dhe që atëherë ka bërë 111 paraqitje me fanellën e kombëtares së tij, ndërsa Zoff e ka veshur këtë fanelle 112 herë gjatë periudhës 1968-1983.
“Vetëm para dy ose tre vitesh fillova të kuptoj se mund ta arrij. Por kur debutova me Italinë në vitin 1997, ishte vetëm një ëndërr për mua”, është shprehur portieri i Juventusit. /Telegrafi/


