Buffon arrin për teste mjekësore te Juventusi
04/07/2019
Juventusi ka konfirmuar se portieri italian, Gianluigi Buffon ka arritur në Torino për t'i bërë testet mjekësore.
Një rikthim i Buffonit te Zonja e Vjetër është afër të zyrtarizohet.
Portieri italian tashmë ka arritur në Torino për t'i kryer testet mjekësore me kampionët e Italisë.
Është vet klubi italian që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të rrjeteve sociale.
Buffon vjen pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germain, ndërsa thuhet se ka pranuar të jetë portier i dytë këtë sezon. /Telegrafi/


