Please enter at least 3 characters.

Brozovic i ofrohet Sevillas nga Interi

2018/01/Marcelo-Brozovic.jpg
282:"BENEVENTO, ITALY - OCTOBER 01: Marcelo Brozovic of Inter celebrates after scoring his team's second goal during the Serie A match between Benevento Calcio and FC Internazionale at Stadio Ciro Vigorito on October 1, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi i kanë ofruar Sevillas mesfushorin Marcelo Brozovic.

Sipas Sky Sport Italias, kroati nuk po arrin të gjejë pozitën e tij më të mirë te zikaltirt dhe klubi spanjoll është një mundësi.

Ai është i pëlqyer edhe nga Vincenzo Montella dhe me kushtet eFinancial Fair Play, klubit italian i duhet ta shesë atë për të rritur fondet.

Negociatat janë në fazën fillestare, por profili i Brozovicit është i pëlqyer nga Sevilla.

25-vjeçari ka kontribuar duke shënuar tre gola në këtë sezon dhe ka dhuruar një asistim në 14 ndeshje në Serie A këtë sezon, shumica duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Vlen të theksohet se për lojtarin gjatë verës kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra të mëdha angleze.

Çmimi i tij është rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/