Please enter at least 3 characters.

Broja nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë me Southamphtonin

2021/08/E9qI6jeX0AINKFJ.jpg

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij debutuese me Southamphtonin, duke shënuar dy gola.

Sulmuesi që është huazuar nga Chelsea, ka arritur të shënoj që në start të ndeshjes kundër Newport.

Goli erdhi në minutën e 9-të, ku me një goditje nga afër Broja hapi ndeshjen (1-0).

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë, Broja shënoi edhe një herë në minutën e 57-të të ndeshjes për rezultatin 6-0, pasi skuadra e tij kishte shënuar dy gola të shpejtë ne pjesën e dytë.

Sulmuesi shqiptar doli nga loja në minutën e 65-të të ndeshjes.

Broja llogaritet si njëri nga sulmuesit më me potencial në futbollin anglez. /Telegrafi/