Please enter at least 3 characters.

Britney Spears pëson krizë nervore, përfundon në një spital psikiatrik

2019/04/britney-spears.jpg
370:"LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 18: (EDITORS NOTE: Image was processed using digital filters) Singer Britney Spears waves as she attends the announcement of her new residency, "Britney: Domination" at Park MGM on October 18, 2018 in Las Vegas, Nevada. Spears will perform 32 shows at Park Theater at Park MGM starting in February 2019. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Britney Spears është pranuar në një prej spitaleve amerikane të shëndetit mental.

Burimet e lidhura me këngëtaren kanë treguar për revistën "TMZ" se ajo është shqetësuar për sëmundjen e babait të saj, diçka që thuhet se është mjaft serioze.

Këngëtarja 37-vjeçare është e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, ndërsa muajin e kaluar është zhvendosur te ai për t’i qëndruar pranë.

Gjatë kësaj kohe Briteny-t i është dashur të përballohet me një krizë nervore dhe ndaj do të kalojë një muaj në një qendër kushtuar shëndetit mendor në Los Angelos.

Bukuroshja ka publikuar kohët e fundit një fotografi në llogarisë personale të Instagram teksa ka lënë një mesazh "Bie në dashuri me kujdesin për veten, mendjen, trupin, shpirtin" duke shtuar edhe "Të gjithë duhet të marrim pak kohë".

Britney ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor teksa ka qëndruar gjatë vitit 2007 në një qendre rehabilitimi në Malibu. /Telegrafi/