Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe konfirmon mbrojtjen e fluturimeve në rast të një BREXIT-i pa marrëveshje

2019/03/brexit2.jpg
394:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 13: Pro-EU protesters demonstrate against Brexit with flags and placards outside the House of Parliament on November 13, 2018 in London, England. Downing Street has said they are close to reaching a Brexit agreement with the European Union after British Prime Minister Theresa May updated her cabinet on negotiations this morning. (Photo by Jack Taylor/Getty Images)
12:"Getty Images

Departamenti i Transportit dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Britanisë së Madhe, thonë se qeveria e vendit ka konfirmuar detajet e masave që do të sigurojnë vazhdimin e fluturimeve edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje për BREXIT-in.

Njoftimi bëhet teksa Bashkimi Evropian po përmbyll hartimin e një rregulloreje të aviacionit në rast se nuk do të ketë një marrëveshje, me qëllim të mbrojë shoqëritë ajrore britanike që fluturojnë në Evropë, përcjell Telegrafi.

Ministrja britanike e Aviacionit, Liz Sugg, shprehu shpresën se Britanisë së Madhe nuk do t'i duhen kurrë këto masa, meqë po përpiqet për arritjen e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave, çdo vit rreth 164 milionë pasagjerë udhëtojnë midis Britanisë së Madhe dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se me 29 mars është data kur Britania e Madhe do të shkëputet nga unioni 28 anëtarësh i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/