Brenda 20 sekondave ekzekuton vëllanë dhe kunatën në Tiranë, publikohet video
31/08/2022
Janë publikuar pamjet e vrasjes së dy personave pasditen e së martës në Tiranë.
Arsen Muskurti vrau vëllanë e tij dhe kunatën brenda një agjencie imobiliare. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve.
Në video autori duket teksa futet në agjencinë imobiliare, ndërsa brenda 20 sekondave, ai lë të vdekur vëllanë e tij dhe kunatën. Ndërkohë, pas krimit të dyfishtë, ai largohet i qetë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua rreth dy orë më parë. /Euronews Albania/


