Brazili po shkon drejt Katarit me formë të mirë, mposht bindshëm Ganën
23/09/2022
Brazili, lider i renditjes së FIFA-s, ka shkatërruar Ganën, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore.
Ishte Marquinhos, që shënoi golin e parë në ndeshje dhe erdhi pas një harkimi të Raphinha në minutën e 9-të, duke shënuar për 1-0.
Richarlison e rriti epërsinë në 2-0 pak në minutën e 28-të pas asistimit të Neymar.
Ylli i PSG-së, Neymar ishte në fortë të lartë dhe asistoi sërish në minutën e 40-të për golin e dytë të Richarlison.
Brazili në pjesën e dytë nuk shënoi edhe pse kishte raste, ndërsa edhe Gana goditi një herë traversës. /Telegrafi/


