Please enter at least 3 characters.

Brazil - Zvicër, formacionet zyrtare: Katër shqiptarë titullar te helvetikët

2018/06/neymar-shaqiri.jpg
504:"(COMBO) This combination of pictures created on June 15, 2018 shows Brazil's striker Neymar at Anfield in Liverpool on June 3, 2018 (L) and Switzerland's forward Xherdan Shaqiri at the St. Jakob-Park Stadium in Basel on October 7, 2017. - Brazil will play Switzerland in their Russia 2018 World Cup Group E football match at the Rostov Arena in Rostov-On-Don on June 17, 2018. (Photo by Fabrice COFFRINI and Oli SCARFF / AFP) (Photo credit should read FABRICE COFFRINI,OLI SCARFF/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Brazili dhe Zvicra do të luajnë mes vete për ndeshjen e tyre të parë të vlefshme për Grupin E në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Kombëtarja Selecao shihet si favorit në këtë ndeshje, por as helvetikët nuk hynë në këtë takim pa objektiva dhe do të tentojnë rezultatin pozitiv.

Sikurse Tite, ashtu edhe Vladimir Petkovic kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira për këtë ndeshjes.

Te Zvicra titullar janë edhe katër futbollistë me prejardhje shqiptare: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami.

Brazil: Alisson; Danilo, Miranda, Silva, Marcelo; Casemiro, Paulinho, Coutinho; Willian, Jesus, Neymar. Zvicër: Sommer; Lichsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Behrami; Zuber, Xhemaili, Shaqiri; Lang. 

/Telegrafi/