Please enter at least 3 characters.

Brahim Mehmetaj, dëshmitari i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës

2022/03/276128784_311083191116873_95781218584805719_n-750x430-1.png

Brahim Mehmetaj është dëshmitari i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai në seancën e së mërkurës pritet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes dhe palëve të tjera në procedurë.

Në fillimin e dëshmisë së tij, Mehmetaj bëri të ditur se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i është bashkuar qysh në themelimin e saj, në vitin 1989 apo 1990, raporton “Betimi për Drejtësi".

Në këtë parti, ai deklaroi se ka qenë kryetar i degës së rinisë për Prishtinë, anëtar kryesie në nivel të degës e deri në anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.