Box-office: Kryeson “The Maze Runner”
22/09/2014
Filmi i regjisorit Wes Ball, i cili flet për një djalosh i cili zgjohet në labirinth dhe nuk kujtohet se kush është, ka fituar 32.5 milionë dollarë gjatë vikendit të parë.
Në vendin e dytë është filmi "A Walk Among the Tombstones", i cili po ashtu ka debutuar me 13,1 milionë dollarë të fituar.
"This Is Where I Leave You" ka zbritur në pozitën e tretë në listë me 11,8 milionë dollarë, derisa pozitat katër dhe pesë pushtohen nga "No Good Deed" me 10,2 milionë dhe "Dolphin Tale 2" me 9 milionë dollarë.
Dhjetë filmat më të shikuar të vikendit në kinematë amerikane:
- 1. The Maze Runner - 32,5 milionë dollarë
- 2. Walk Among The Tombstones - 13,1 milionë dollarë
- 3. This Is Where I Leave You - 11,8 milionë dollarë
- 4. No Good Deed - 10,2 milionë dollarë
- 5. Dolphin Tale 2 - 9 milionë dollarë
- 6. Guardians of the Galaxy - 5,1 milionë dollarë
- 7. Let's Be Cops - 2,6
- 8. Teenage Mutant Ninja Turtles - 2,6 milionë dollarë
- 9. The Drop - 2 milionë dollarë
- 10. If I Stay - 1,8 milionë dollarë. /Telegrafi/


