Please enter at least 3 characters.

Bournemouthi e nënshtron Chelsean në Stamford Bridge (Video)

2018/01/chelseabournemouth-e1517434149387.jpg
302:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 31: Eden Hazard of Chelsea is challenged by Nathan Ake of AFC Bournemouth and Lewis Cook of AFC Bournemouth during the Premier League match between Chelsea and AFC Bournemouth at Stamford Bridge on January 31, 2018 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka pësuar humbje prej 0-3 nga Bournemouthi, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Stamford Bridge.

Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola, duke qenë se asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente rrjetin.

(Foto: Getty Images)

Jo shumë minuta brenda gjysmës së dytë, u zhbllokua rezultati. Pas një aksioni të shpejtë, Callum Wilson realizoi për mysafirët (51'). Rezultati u dyfishua në minutën e 64 me golin e shënuar nga Junior Stanislas.

Tri minuta më pas u shënua edhe goli i tretë i skuadrës vizitore, realizues ishte Nathan Ake (67'), ndërsa goli erdhi pas një goditjeje nga këndi dhe angazhimit më të mirë të mysafirëve.

(Foto: Getty Images)

Kjo humbje e lë Chelsean në vend të katërt në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenham Hotspur që pozicionohet një vend më poshtë.

Bournemouthi është i dhjeti në tabelë pas 25 javëve në Ligën Premier, ku ka shënuar shtatë fitore, shtatë barazime dhe 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea është mysafir i Watfordit, kurse Bournemouthi e pret Stoke Cityn. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e0ta0

https://www.dailymotion.com/video/x6e0tg9

https://www.dailymotion.com/video/x6e0tjv