Please enter at least 3 characters.

Bournemouthi befason Arsenalin, fiton me përmbysje (Video)

2018/01/Jordon-Ibe-e1515943590226.jpg
133:" during the Premier League match between AFC Bournemouth and Arsenal at Vitality Stadium on January 14, 2018 in Bournemouth, England.
11:"Mike Hewitt

Bournemouthi ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në Ligën Premier.

Topçinjtë qarkulluan topin, ndërsa vendasit kishin rastet.

Danny Welbeck (35') dhe Shkodran Mustafi ((36') tentuan të shënojnë gol, por rrjeta e Arsim Begovic mbeti e paprekur.

(Getty Images)

Në minutën e 40-të rrezikoi Ryan Fraser, por ai nuk arriti ta shndërrojë këtë rast të mirë në gol dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

I pari që shënoi në takim ishte Hector Bellerin (52'), i cili u asistua nga Alex Iwobi.

(Getty Images)

Në katër minuta vendasit përmbysen rezultatin nga 0-1 në 2-1 me anë të Callum Wilson (70') dhe Jordon Ibe (74').

Arsenali renditet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje me 39 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e 13-të me 24 pikë.

(Getty Images)

Topçinjtë në xhiron e ardhshme do të luajnë ndaj Crystal Palace, kurse Bournemouthi ndaj West Hamit. /Telegrafi/