Botërori nis me Kosova – Malta
30/05/2015
Skuadrat janë ndarë në gjashtë grupe A, B, C, D, E dhe F, ku janë nga tri skuadra dhe luan secili me secilin. Kosova gjendet në grupin D, në të cilin bëjnë pjesë edhe Përfaqësueset e Maltës dhe Indisë. Kontingjentet e Kombëtareve mysafire, në Kosovë arrijnë më datën 19 qershor, kurse ndeshjet zhvillohen nga datat 20 deri më 26 qershor, kur edhe zhvillohet ndeshja finale e këtij Kampionati.
Kosova në këtë Kampionat prezantohet edhe me gjyqtarët, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi, si dhe vëzhguesin ndërkombëtar, Fahredin Hashani.


