Please enter at least 3 characters.

Borxhet rreth 1 milion euro, NPB nis aksionin për lirimin e rreth 40 pronave në Prishtinë

2024/12/469045844_978525234308035_3509773489431334812_n.jpg

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A, ka nisur sot aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër vite.

NPB në përgjigjen e dhënë për Telegrafin thotë se borxhi arrin vlerën rreth 1 milion euro.

"Ndërmarrja Publike Banesore SH.A, ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite nga shfrytëzuesit e këtyre lokaleve të cilat janë pronë e NPB-së. Borxhet e akumuluara arrijnë vlerën rreth 1 milion euro", thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, theksohet se "ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim pasi NPB u ka ofruar shfrytëzuesve brenda afateve ligjore të kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Ndërmarrjes dhe një gjë e tillë nuk është respektuar".

Aksioni përfshiu rreth 40 prona./Telegrafi/