Boombl4 do të mungojë në ndeshjet e para të ekipit Na’Vi në turneun e CS:GO ESL Pro League për shkak të COVID
Kapiteni i ekipit numër një të CS:GO, do të mungojë në ndeshjet e para të ekipit Natus Vincere në turneun ESL Pro League, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID.
Ndeshja e parë e ekipit Na’Vi në kuadër të grupit D në ESL Pro League i cili mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë do të zhvillohet nesër (e mërkurë) kundër ekipit polak AGO, ku ekipit ukrainas i duhet të luajë në mungesën e kapitenit Kirill "Boombl4" Mikhailov ka njoftuar organizata.
Vendin e Boombl4 siç duket do ta zë lojtari i akademisë të ekipit Na’Vi, Daniil "headtr1ck" Valitov.
Organizata ka deklaruar se lojtari i akademisë do të luajë nga izolimi pasi të udhëtojë në Dyseldorf në minutën e fundit.
Ndërkaq ekipi ukrainas po mundohet të kthej formën e tyre, pasi nuk kishin treguar lojën e tyre më të mirë në turneun IEM KATOWICE.
Përbërja e ekipit Na’Vi CS:GO:Oleksandr “s1mple” KostylievDenis “electroNic” SharipovKirill “Boombl4” MikhaylovIlya “Perfecto” ZalutskiyValerii “b1t” VakhovskyiDaniil "headtr1ck" Valitov (zëvendësues)/Telegrafi/


