Please enter at least 3 characters.

Bonucci për penalltinë e Realit ndaj Juves në Bernabeu: Nuk e di nëse do frenoja vetën

2018/04/Leonardo-Bonucci-e1523951658116.jpg
257:"TURIN, ITALY - MARCH 31: Gianluigi Buffon (L) of Juventus and Leonardo Bonucci of Milan greet each other during the serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on March 31, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )
12:"Getty Images

Edhe pse Juventusi i përket të kaluarës për Leonardo Bonuccin, italiani kohë pas kohe flet për ish-skuadrën e tij.

Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve nga një penallti në Bernabeu që po vazhdon të komentohet dhe 30-vjeçari tha se në rast se do ishte pjesë e bardhezinjve ndoshta nuk do arrinte të mbante vetën.

"Ishte një javë e mbushur me emocione, jam shumë i lumtur për Romën dhe shumë i mërzitur për Juventusin", ka thënë Bonucci për Premium Sport.

(Foto: Getty Images)

"Të shënosh tre gola në Bernabeu nuk ndodh çdo ditë. Në fund kishte moment diskutues, por Juve tregoi se është në nivel të lartë, tani këto incidente mund të ndodhin".

"Por, mendova me vetën dhe thash 'faleminderit zotit që nuk isha aty' kur ndodhi penalltia pasi ndoshta nuk do të frenoja instinktet e mia”, shtoi ai.

Bonucci kaloi te Milani nga Juve gjatë verës, në fillim kishte vështirësi të gjejë vetën në skuadrën e re, por tani është akomoduar mirë.

Aktualisht mbrojtësi është kapiten i Milanit. /Telegrafi/