Please enter at least 3 characters.

Bonucci: E dua Barcën në çerekfinale, do të doja ta shmangnim Bayernin

2017/03/LeonardoBonucci-e1489597866482.jpg
263:"TURIN, ITALY - MARCH 10: Leonardo Bonucci (L) and Gianluigi Buffon of Juventus FC celebrate victory at the end of the Serie A match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on March 10, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është i gatshëm të përballet me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër pësoi nga katalunasit në finalen e vitit 2015, prandaj qendërmbrojtësi italian kërkon hakmarrje.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se kjo që bëmë (kualifikimi në çerekfinale) është një objektiv i mesëm për një klub si Juve”.

“Kemi arritur te top tetë skuadrat evropiane dhe tash duhet që të ngritemi më shumë. Më së shumti më nxit Barcelona, ata bënë një rikthim të shkëlqyer dhe do të ishte një motivim i madh që të luanim ndaj skuadrës që na mposhti në finale para dy vitesh. Pas ndeshjes ndaj PSG, është skuadra më në formë”.

“Nëse më duhet të zgjedh një skuadër për të shmangur, do të thosha Bayerni. Ata janë një ekip i kompletuar, me Ancelottin kanë gjetur një mënyrë të re të lojës, por janë gjithmonë fitues”.

“Është një skuadër e vështirë, gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje, por në dy takime është më e komplikuar”, ka deklaruar Bonucci për Sky. /Telegrafi/