Please enter at least 3 characters.

Bonaventura me supergol kalon në epërsi Milanin kundër Torinos

2018/04/Bonaventura-e1524079918819.jpg
119:"during the serie A match between Torino FC and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on April 18, 2018 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Milan ka kaluar në epërsi kundër skuadrës së Torinos.

Në fakt, vendasit torinez kanë humbur një rast mjaft të bukur në të katërtën minutë, kur Andrea Belotti nuk arriti të realizonte nga pika e bardhë.

Por, atë që nuk e bëri sulmuesi i ekipit vendas e bëri pesë minuta më vonë mesfushori i kuqezinjve, Giacomo Bonaventura.

Ky i fundit realizoi një supergol nga distanca për të kaluar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Genaro Gatusso.

Theksojmë se takimi është i vlefshëm për xhiron e 33 të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i1i80