Please enter at least 3 characters.

Bolton: Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje

2018/11/lead_720_405.jpg
204:"Former U.S. Ambassador to the United Nations John Bolton speaks at the Conservative Political Action Conference (CPAC) in Oxon Hill, Maryland, U.S. February 24, 2017. REUTERS/Joshua Roberts - RC1D6D6A3C20
7:"REUTERS

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje”, shkroi Bolton në Twitter, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dyja palët të arrijnë këtë qëllim historik”, shtoi ai.

Thaçi po ashtu shprehu optimizëm pas takimit, duke e falënderuar Boltonin për, siç tha, “mbështetjen e plotë që Kosova ka hasur në këtë administratë”.

“U pajtuam se ekziston një shans historik në dialog (v.j. midis Kosovës dhe Serbisë) i cili nuk duhet të humbet nga dy shtetet. Kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin në NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, shkroi Thaçi në Twitter. /REL/