Bologna përgatit kontratë gjashtëmujore për Ibrahimovicin
281:"CARSON, CALIFORNIA - JUNE 02: Zlatan Ibrahimovic #9 of Los Angeles Galaxy reacts after scoring a game during the second half of a game against the New England Revolution at Dignity Health Sports Park on June 02, 2019 in Carson, California. (Photo by Katharine Lotze/Getty Images)
Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/10/2019
Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë një rikthim sensacional në Serie A, pasi t'i përfundojë kontrata me LA Galaxy në muajin dhjetor.
Sulmuesi veteran është lidhur me disa klube italiane në muajt e fundit, ndërsa raportohet se Bologna ka shkuar një hap para në përpjekjet për ta angazhuar 38-vjeçarin.
Corriere dello Sport raporton se klubi italian planifikon t'i ofrojë kontratë gjashtëmujore suedezit, e cila do ta mbante në skuadër në gjysmën e dytë të sezonit.
Napoli dhe ish-klubi i tij, Inter, janë destinacionet tjera të përmendura për veteranin Ibrahimovic.
Ndërkaq, gjatë karrierës së tij të gjatë, sulmuesi ka pasur suksese të mëdha te klubet, si Juventusi, Interi dhe Milani. /Telegrafi/


