Please enter at least 3 characters.

Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë

2020/02/Boga-vs-Roma-2.jpg
303:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - FEBRUARY 01: Jeremie Boga of Sassuolo celebrates after scoring his team's fourth goal during the Serie A match between US Sassuolo and AS Roma at Mapei Stadium - Città del Tricolore on February 01, 2020 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Sassuolo, Jeremie Boga ka zbuluar se ëndërron të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij.

Ish-lojtari i Chelseat ka impresionuar në Serie A këtë sezon dhe ka fituar dashurinë e tifozëve të Sassuolos me aftësitë e tij në stadiumin MAPEI.

Por, 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, me një të kaluar si huazim në Stade Rennais, Granada dhe Birmingham, ka zbuluar se ai ka disa ëndrra të mëdha për karrierën e tij.

“Ëndrrat e mia janë të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Boga për faqen zyrtare të klubit.

Boga po 'çmend' të gjithë me formën (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Në katër vitet e kaluara, unë kam luajtur në këto vende të mëdha. Por, mendoj se Serie A dhe La Liga i kanë vlerësuar më shumë cilësitë e mia”.

“Unë jam i shpejtë dhe një lojtar teknik”.

“Ndoshta formacioni 4-3-3 i përshtatet më mirë stilit tim, por unë gjithashtu mund të luaj në 4-4-2 dhe 4-2-3-1”, përfundoi sulmuesi anësor.

Ndryshe, Boga ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje të Serie A për ekipin e tij këtë sezon dhe mund t'i shtojë ato kur Sassuolo të presë Parma këtë fundjavë. /Telegrafi/