“Body On Me” kalon 10-milionëshin, Rita falënderon fansat (Foto/Video)
25/08/2015
Rita Ora është shumë e kënaqur me suksesin që po arrin kënga e saj më e re, “Body On Me”.
Bashkëpunimi i saj me Chris Brown ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh në YouTube, vetëm një javë pas publikimit.
Kjo gjë e ka gëzuar këngëtaren shqiptare, e cila iu është falënderuar fansave që po e dëgjojnë hitin e saj të ri.
“Tashmë 10 milionë shikime, ‘Body On Me’. Faleminderit!”, ka shkuar Rita në postimin e saj duke ia bashkëngjitur disa fotografi me skena nga klipi. /Telegrafi/


