Blur, në krye të top-listës britanike
04/05/2015
Bendi britanik, “Blur”, po kryeson top-listën zyrtare britanike me albumin e ri.
“The Magic Whip”, albumi i parë i bendit që nga viti 2003, ka rrëmbyer pozitën e parë para albumit “1989” të Taylor Swiftit që është i dyti, transmeton koha.net.
James Bay me “Chaos and the Calm” është i treti, ndërsa “Stages” i Josh Groban është i katërti.
Meghan Trainor përmbyll top-pesëshen me “Title”.
Kjo top-listë merr për bazë shitjet e albumeve dhe shkarkimeve online gjatë javës. /Telegrafi/


