Please enter at least 3 characters.

Bllokohet një grup turistësh të huaj në kanionin e Langaricës, forcat e shpëtimit nisen drejt vendngjarjes

2022/08/langarica-1280x720-1.jpg

Një grup turistësh të huaj raportohet se kanë mbetur të izoluar në Kanionin e Langaricës, në Përmet.

Shkak për bllokimin e tyre janë bërë reshjet intensive të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, të cilat kanë bërë që të dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet. /Telegrafi/