Please enter at least 3 characters.

Blerta Leka shpreh hapur pëlqimin për Edgar Çanin

2017/11/BlertaLeka.jpg

“Miss Universe Albania” 2017, Blerta Leka ka treguar për simpatinë ndaj një prej futbollistëve të kampionatit shqiptar që ka qenë pjesë dhe i kombëtares shqiptare.

Në një intervistë të dhënë për “Revistën Vip” dhe “MCN Radio”, ajo ka treguar emrin e lojtarit që i ka pëlqyer më shumë në kohën kur ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, i cili siç u shpreh bukuroshja ishte futbollisti që i ka pëlqyer më shumë.

Por, ajo tregoi dhe një detaj ku u shpreh se Çani shoqërohej gjithandej nga e dashura.

“Ishte simpatik, nuk fliste fare, ishte i mirë, po çe do se ishte i shoqëruar me të dashurën gjatë gjithë kohës”, tha Leka.

Blerta Leka konsiderohet prej femrave më seksi shqiptare.

Bukuroshja vazhdon të jetë single.