Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e Presidentit
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.
“Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar ai.
Kjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e Presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.
Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.
Mbetet për t'u parë në vijim nëse do të ketë ndonjë vendim sa i përket kësaj.
Për shkak të situatës kanë vijuar edhe reagimet e të famshmëve me ironi. /Telegrafi/


