Please enter at least 3 characters.

Blerina Kllokoqi Rugova themelon brendin e parë vendor me veshje të gatshme

2023/01/b2-e1674079733576.jpg

Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi - Rugova, është themeluese e brendit të saj shumëvjeçar, "BKR".

Megjithatë, pas shumë viteve të suksesshme në fushën e modës, Kllokoqi-Rugova kanisur punën edhe për themelimin e një brendi të dytë.

Bëhet fjalë për "Bukur World", i cili do të jetë brendi i parë vendor me veshje të gatshme për t’u veshur, nga çorapet e deri te aksesorët.

Kreatorja nga Prishtina ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa postime, duke paralajmëruar hapjen e dyqanit të parë të këtij brendi.

Ajo planifikon që dyqanin e parë ta hapë në Prishtinë dhe më pas në disa lokacione të tjera. /Telegrafi/