Please enter at least 3 characters.

BlackBerry 9980, një prototip i ri nga RIM?

2016/01/f.0912141152330_210.jpg

Pamjet e para të BlackBerry 9980 e bëjnë këtë model të ri të telefonit të duket mjaft çuditshëm, ndërsa disa zëra thonë se ky është një model prototip nga BlackBerry.

Sipas Engadget, modeli i ri i telefonit BlackBerry do të ofrohet në sasi të limituara, dhe konfirmohet se modeli i shfaqur online nuk është versioni standard i cili do të paraqitet në treg.

Besohet se modeli i kufizuar i telefonit të RIM, BlackBerry 9980, do të mbështjellët edhe me diamante dhe se çmimi i tij nuk do të jetë i zakonshëm. / Telegrafi /