Bitcoin kalon në zonën e gjelbër, sinjalizon mundësi rritjeje në treg
Treguesi i ciklit “Bull-Bear” për Bitcoin ka kaluar së fundmi në zonën e gjelbër, duke sinjalizuar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të tregut dhe një potencial për një trend rritës.
Sipas të dhënave nga analistët e tregut të kriptovalutave, ky tregues historikisht është përdorur për të identifikuar fazat e tregut, duke kombinuar disa metrika si MVRV, NUPL dhe raportet e fitimit apo humbjes së investitorëve afatgjatë dhe afatshkurtër.
Kalimi mbi mesataren 365-ditore konsiderohet zakonisht si një sinjal “bullish”, që tregon se tregu mund të jetë duke hyrë në një fazë rritjeje, shkruan coinmarketcap.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky indikator nuk është gjithmonë i pagabueshëm. Në disa raste të mëparshme ai ka dhënë sinjale të rreme, ndaj rekomandohet kujdes në interpretimin e tij.
Në ciklin e mëparshëm, një sinjal i ngjashëm në mars të vitit 2023 u pasua nga një rritje e fortë e çmimit të Bitcoin-it, ndërsa në vitin 2022 tregu nuk reagoi në të njëjtën mënyrë.
Në kohën e raportimit, Bitcoin po tregtohet rreth nivelit 80 mijë dollarë, ndërsa disa analistë e shohin këtë zhvillim si një shenjë të mundshme të fillimit të një faze të re rritëse në tregun e kriptomonedhave. /Telegrafi/


