Please enter at least 3 characters.

Billie Eilish në izolim, pranon se po e shijon qëndrimin vetëm

2020/04/GettyImages-1182167224-e1586283452189.jpg
270:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - OCTOBER 19: Billie Eilish performs onstage during the 7th Annual We Can Survive, presented by AT&T, a RADIO.COM event, at The Hollywood Bowl on October 19, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for RADIO.COM )
26:"Getty Images for RADIO.COM

Fituesja e pesë çmimeve “Grammy”, Billie Eilish, ka qëndruar e vetme në shtëpinë e saj në Highland Park të Los Angelesit, mes pandemisë së coronavirusit.

Ajo pranon se e ka shijuar të qëndruarit në vetizolim, pasi që gjatë gjithë ditës ka qëndruar duke kontaktuar me miqtë e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan Daily Mail.

"Unë i dua miqtë e mi, nuk mund të pres që t'i shoh, më mungojnë shumë, por në të njëjtën kohë, unë jam mirë. Unë jam mirë që jam vetëm - më pëlqen të jem vetëm".

Billie, e cila e përshkroi veten si 'introverte dhe e vetmuar', mendon se ndjenjat e mirënjohjes të njerëzimit do të ndjehen pasi mbyllja të përfundojë.

Krijuesja e hitit "Bad Guy" do të performojë gjithashtu për Global Citizen dhe "Who's One World: Together at Home", koncert i krijuar nga këngëtarja Lady Gaga. /Telegrafi/