Please enter at least 3 characters.

BIK-u ua ndalon imamëve edhe postimet në Facebook

2016/01/bik-u-ua-ndalon-imam-euml-ve-edhe-postimet-n-euml-facebook_hd.jpg

BIK ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me anë të së cilit iu ndalohet imamëve dhe punëtorëve të BIK-ut të deklarohen për media, të postojnë fotografi apo video në rrjete sociale pa pëlqimin e një komisioni vlerësues, që do të themelohet nga kryesia e këtij institucioni, raporton KTV.

Mirëpo, këtë udhëzim, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të BIK-ut, Idriz Bilalli, e sheh si tendencë për t’u shfajësuar udhëheqja e BIK-ut për të gjitha lëshimet që kanë bërë deri tash.

Megjithëse e vlerëson se dokumenti ka elemente pozitive, esenca e nxjerrjes së tij, sipas Bilallit, është që përgjegjësia të kalojë mbi imamët, e jo mbi krerët e BIK-ut.

KTV-ja ka provuar të marrë një prononcim nga kryesia e BIK-ut, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur, transmeton Koha.net.

Pikërisht mënyra e ligjërimit dhe gjuha e përdorur nëpër xhami ka bërë që disa imamë të arrestohen nën dyshimet për vepra penale dhe përhapje të urrejtjes ndërfetare. /koha/