Please enter at least 3 characters.

Bije vlera e Manchester Unitedit shkaku i coronavirusit

2020/03/f18ef5409163d342f88971f44f25e06b.jpg

Vlera e Manchester Unitedit ka filluar të bije për një miliard euro shkaku i coronavirusit që është përhapur nëpër tërë botën.

Të gjitha aktivitetet sportive nëpër të gjithë globin janë suspenduan shkaku i përhapjes së pandemisë, derisa numri i personave të vdekur ka shkuar afro tetë mijë.

Coronaviuris natyrisht se ka ndikuar edhe në ekonominë e vende që janë prekur, e që kjo gjë ka ndikuar tani edhe te klubet e mëdha, shkaku i anulimit të ndeshjeve dhe të drejtave televizive që kanë ndalur të ardhurat.

Manchester United ka pësuar rënie një miliard euro shkaku i virusit, derisa vlera në treg e klubit ishte tre miliardë.

Djajtë e Kuq ishin blerë nga familja Glazer në vitin 2005 për shumë e 800 milionë eurosh, ndërsa tani ata kanë një pasuri të tërë nga klubi.

Por, shkaku i coronaviurist, vlera e Unitedit ka filluar të bijë nga e hëna dhe tani është në dy miliardë euro.

Kujtojmë se Glazers kanë pranuar oferta të majme nga Arabia Saudite për t'i shitur aksionet  e klubit dhe nëse vazhdon të bije vlera, atëherë mund të konsiderohet si opsion. /Telegrafi/

Foto: The Sun