BIG është finalisti i parë në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo
19/11/2022
Ekipi gjerman nën udhëheqjen e tabseN ka siguruar finalen në turneun e CS:GO në Finlandë.
BIG mposhtën ekipin Sprout në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ku shkëlqeu Josef ' faveN ' Baumann me 72 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.38.
Tani ekipi gjerman pret në finalen e madhe fituesin e ndeshjes fnatic – Astralis.
Ekipet pjesëmarrëse në turneun Elisa Masters Espoo janë në garë për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh, ku 100.000 prej tyre do të shkojnë për vendin e parë.
Fituesi i këtij turneu gjithashtu do të siguroj pjesëmarrjen në fazën ‘Play-In’ të turneut IEM Katowice 2023.
Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, të cilët nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve. /Telegrafi/


