Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 29-vjeçarja në Durrës
12/08/2022
Një 29-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë 29 vjeçaren S.H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/


