Please enter at least 3 characters.

Biblioteka në Shtip pasurohet me libra me shkrim të Braille-së

2017/03/Braill-sistem.jpg

Biblioteka e Shtipit ''Goce Dellçev'' është pasuruar me 27 libra të rinj të autorëve maqedonas, por të shkruara me shkrimin e Braille-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto libra janë siguruar me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, ndërkaq librat janë poezi dhe proza. Kjo bibliotekë pritet që t'i pranojë edhe librat me zë.

Projekti për shtypjen e librave me shkrimin e Braille-së u përgatit nga Shoqata e personave me pengesa në shikim nga Velesi./Telegrafi/