Please enter at least 3 characters.

Biblioteka e qytetit në Gjakovë ofron kushte të mira për lexuesit e saj

Biblioteka e qytetit të Gjakovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të rëndësishme të Komunës së Gjakovës, duke pasur kështu një numër të madh lexuesish që janë të interesuar të huazojnë tituj të librave që ofrohen nga ky instutucion, por edhe të shfrytëzojnë hapësirat që ofron kjo bibliotekë.

Në një intervistë dhënë Telegrafit, Engjëll Berisha, drejtor i Bibliotekës së Qytetit të Gjakovës, tha që fondi i librave në këtë bibliotekë tashmë e ka kaluar numrin 80 mijë.

"Po provojmë çdo vit ta pasurojmë fondin libror. Kemi kaluar tetëdhjetë mijëshin dhe shpresojmë që së shpejti të kemi njëqind mijë libra. Njëqind mijë është një simbolikë që njëqind mijë banorë të kenë së paku një libër për kokë banorit. dhe kjo është paksi edhe e natyrshme kudo në biblioteka botërore. ", tha fillimisht Berisha.

Berisha tutje shtoi se përveç mjeteve nga Komuna e Gjakovës, pasurimin e fondit me tituj të librave e bëjnë edhe nga dhurimi i librave që bëhet nga njerëz të tjerë.

"Pasurimin e fondit e bëjmë zakonisht vit për vit nga mjetet e Komunës,  por kemi edhe pasurimin alternativ, ku edhe krijuesit dhurojnë libra, dhurojnë edhe bibliotekat familjare, kështu që zakonisht apo vazhdimisht kemi dhurime të librave edhe nga individë të ndryshëm.", shtoi ndër të tjera Berisha.

Intervistën e plotë me Drejtorin e Bibliotekës së qytetit të Gjakovës, Engjëll Berisha, e gjeni të bashkangjitur më poshtë. /Telegrafi/